Deputetja Haxhiu u bën thirrje shqiptarëve në Maqedoninë së Veriut që ta votojnë Blerim Rekën

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë kandidatin Blerim Reka.

Në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shkruar se ‘shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duhet të dalin masovisht nesër në zgjedhje’.

“Ata duhet të dëshmojnë që janë fuqi politike dhe që janë të bashkuar rreth një kandidati të jashtëzakonshëm. Nesër, jepini mbështetje të fuqishme profesor Blerim Rekës!”, ka shkruar Haxhiu.