Sala Berisha- Shala - Foto: KALLXO.com

Deputetja e PDK-së thotë se partia e saj nuk i ka hequr nga puna njerëzit e LDK-së

Sala Berisha Shala, deputete e PDK-së thotë se kur partia e saj ka ardhur në pushtet para 10 viteve nuk i ka hequr nga puna njerëzit e LDK-së, duke përmendur dy shembuj.

Ajo në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ka përmendur dy shembuj, që sipas saj ata janë njerëz të LDK-së, por PDK nuk i ka prekur. Ka folur për sekretarin e kuvendit, Ismet Krasniqi dhe drejtorin për buxhet në MF, Agim Krasniqin.

“Kem mjaft shembuj por du me u ndal te dy shembuj që janë shumë domethënës. Kuvendi, kur PDK ka ardhë në pushtet asnjë njeri nuk e ka lëviz nga puna [administrata], madje as sekretarin e Kuvendit [Ismet Krasniqi] që politikisht është i LDK-së… në ministrinë e financave ka punu drejtor i departamentit të buxhetit, njeriu që ka qenë në listat për deputet të LDK-së, por asnjëherë nuk e ka lëviz PDK-ja, prapë e ka PDK-ja ministrinë dhe ai është aty. Bëhet fjalë për Agim Krasniqin”, tha ajo.

Ajo ka folur edhe për punësimet e militantëve të PDK-së në borde të ndërmarrjeve publike.

Emisionin ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në këtë link:

 

www.kallxo.com