Teuta Haxhiu (AAK). Foto: Kallxo.com

Deputetja e AAK-së: Arsimi po politizohet

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit kritikoi mosmarrëveshjet mes Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut, për kompensimin e orëve të humbura në arsim gjatë grevës, duke shtuar se kjo çështje është duke u politizuar.

“Zgjidhja  me e mirë ka qenë mbajtja e orëve të humbura sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit. Nuk jemi Gjermani dhe Zvicër nuk kemi kushte të mbajmë mësim në temperaturat deri në 40 gradë. Klasët tona nuk kanë as perde e lëre më klimë. Mësimdhënësit janë të gatshëm, por janë në lajthitje”, tha ajo.

Megjithatë, deputetja kërkoi nga ministria të gjejë zgjidhje.