Hykmete Bajrami - LDK

Deputetja Bajrami: Në Kosovë në çdo 1 kilometër të rrugëve ka motele

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se seanca e sotme e Kuvendit për rastin e së miturës në Drenas, nuk është thirrur për poena politike.

Deputetja kritikoi ndërtimin e moteleve nëpër rrugët e Kosovës e që sipas saj në to ndodhin veprimtari të kundërligjshme.

“Më vjen keq që një fenomen të tillë nuk e kemi trajtuar para se me ndodhë rasti në Drenas. Çdo 1 kilometër ka motele nëpër autostrada të vendit. Po ndodhë prostitucion, trafikim me qenie të gjalla, po ndodhë para syve tonë dhe institucioneve dhe askush nuk po i inspekton”, tha ajo,

Sipas Bajramit, për rastin e abuzimit seksual ndaj së miturës në Drenas, duhet kërkuar përgjegjësi zingjirore.

“Tre persona janë në paraburgim, por para drejtësisë duhet të dalin edhe plotë të tjerë”, theksoi ajo.

Kuvendi i Kosovës, po zhvillon debat parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës.