Haxhi Avdyli, deputet i LDK-së

Deputeti-mjek denoncon mungesën e mjeteve elementare për operacione në spital

Në Klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK ka mungesë të mjeteve bazike për të operuar pacientët.

Këtë e ka bërë të ditur Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Haxhi Avdyli, i cili është mjek në këtë klinikë.

Avdyli gjatë pritjes për fillimin e operacionit në klinikën e Neurokirurgjisë ka postuar një fotografi në Facebook ku ka treguar se pacientët detyrohen që vet t’i blejnë gjërat bazike për operacion.

“Në pritje të nisjes të operacionit në klinikën e Neurokirurgjisë. Mungojnë e blehen nga pacientët shiringa, dorezat, gazat, penjtë, e shumë gjëra bazike. Të vetmen gjë po ua ofrojmë shërbimet ,ekspertizën tonë dhe ndonjëherë ndonjë fjalë të mira e buzëqeshje” ka shkruar Avdyli në profilin e tij në Facebook.