Deputeti i PSD-së i quan 'Pallavra e hipokrizi' deklarimet e LDK-së dhe LVV për mocionin ndaj qeverisë

Deputeti i Partisë Social Demokrate Dardan Sejdiu, i ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje që të inicojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe se deputetët e PSD-së do t`i japin votat pro këtij mocioni.

Deputeti Sejdiu në një postim në rrjetin social “Facebook’, ka shkruar se PSD do t`ua japë votat në raste se LDK dhe LVV inicojnë mocion për rrëzimin e qeverisë.

“Edhe njëherë e ftojmë LDK dhe LVV që ta inicojnë mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe ne do t`i japim 12 nënshkrime dhe 12 vota, ose të na i japin nënshkrimet dhe ne e inicojmë”, ka shkruar ai

Më tej Sejdiu ka shkruar se “E ftojmë LDK edhe LVV ta na thërrasin në tryeze opozitare për strategji e taktikë për rrëzimin e qeverisë ose të na japin neve autorizimin dhe ne e thërrasim. E ftojmë LDK e LVV që ta votojmë në Kuvend mandatarin e bisedimeve, që ai/ajo mos të jetë Thaçi”, ka shkruar deputeti i PSD-së Dardan Sejdiu.

Ai i ka quajtur hipokrizi siç i ka quajtur fjalët pa ndërmarrë veprime.

“Fjalët e statuset pa ndërmarr asnjë veprim më lartë janë pallavra e hipokrizi”, përfundon shkrimi i Sejdiut.