Foto: Facebook

Deputeti i PDK-së uron Erdoganin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, është i pari nga partia e tij që i ka uruar fitoren (sipas të gjitha gjasave) presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Lushtaku e ka quajtur “mik” dhe “vëlla” presidentin turk.

Sipas deputetit Lushtaku, Kosova gjithmonë do ta kujtojë dhe çmojë rolin kyç që Erdogan personalisht, qeveria dhe populli turk kanë luajtur për çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë, si dhe për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit.

Ky është postimi i plotë i Mergim Lushtakut në profilin e tij në “Facebook”:

“Urime për R.T. Erdogan, i cili është miku dhe vëllai ynë. Mik në ditët si kjo me diell, por mik edhe në ditët e vështira.

Republika e Kosovës gjithmonë do ta kujtojë dhe çmojë rolin kyç që ju personalisht, qeveria dhe populli turk keni luajtur për çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë, si dhe për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen tuaj dhe për marrëdhëniet e ngushta në mes vendeve tona.

Rizgjedhja Juaj në postin më të lartë të Republikës së Turqisë do të shërbejë për thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

Ju shpreh dhe një herë urimet e mia të përzemërta. Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta. E mirëpres thellimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe popujve tanë.

Me respekt, Mergim Lushtaku”.