Deputeti i PDK-së 'përplaset' me Ministrin e PDK-së lidhur me idenë për tribunalin për krimet serbe

Në seancën në të cilën është duke u diskutuar për Rezolutën për Gjenocidin serb në Kosovës, deputeti i Parisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani është shprehur i pakënaqur me iniciativat që Kosova i ka marrë karshi Serbisë.

“Ato që e ka bo Serbia nuk ka deti të tërë që mund ta lajë, mund ta shfajësoj, por a mund ta gjunjëzojmë Serbinë në këtë drejtim mendoj që pas 20 vite, kur ne kemi krijuar gjykatë speciale për ti dënuar shqiptarët, kur kemi miratuar platformë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kur ne bëjmë krejt çka kërkon bashkësia ndërkombëtare, kur me krejt çka kërkon Serbia jemi OK”, tha ai.

Sipas tij me këto rezoluta në bazë të Kushtetutës së Kosovë, tregon që janë formale sepse këto rezoluta nuk janë detyruese.

Deputeti Hasani, gjatë fjalimit të tij përmendi edhe burgjet e një ndër to edhe burgun e Prishtinës në të cilin ka qëndruar veprimtari Ukshin Hoti.

“ Kemi kërkuar që burgu i Prishtinës të shpallet burg muze, sepse këtu kanë ndodhur dhunë, tortura dhe vrasje, djegie ndaj të burgosurve dhe pa fije përgjegjësie thonë që ne nuk mund ta bëjmë këtë. Pas 10 vjete ose 20 ju ka ra ndërmend të formoni Gjykata e Tribunale, vonë është, nëse zhduket burgu i Prishtinës ku do t’i marrim ato dëshmi, fëmija tanë nuk do të dinë që në Kosovë ka pas luftë”, tha ai.

Ndërsa në këtë deklaratë të deputetit Hasani reagoi bashkpartiaku njëherësh ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri i cili fajësoi Hasanin për ‘keqpërdorim të bisedës private’.

“Në lidhje me rastin e burgut të Prishtinës, ato hapësira tashmë janë të pashfrytëzuara, dhe realisht ju e keqpërdorët një bisedë që e kemi pas ne, unë e kam dërguar në Qeverinë e Kosovës për ta trajtuar dhe për ta marrë një vendim për kërkesën që ju e keni parashtru, ato tashmë janë hapësira boshe dhe pikërisht edhe vullneti i qeverisë është që të jetë konform kërkesës suaj, nuk është mirë me abuzu me biseda, po je msu ti me abuzu”, tha Tahiri.

Në replikën e tij deputeti Hasani tha që ministri Tahiri nuk bëri mirë që i tha këto fjalë për të.

“Të paktën nuk ndjehem as abuzues e as keqpërdorues, atë që e tha ma mirë mos të kishe folë ka qenë për ty, nuk jam keqpërdorues po sjellja e jotja u tregu shumë fëmijërore”, tha Hasani.