Deputeti i Nismës flet për punësimin e dhëndrit të Fatmir Limajt e nipit të Jakup Krasniqit

Enver Hoti, deputeti i Nismës Socialdemokrate kur është pyetur për punësimin e nipit të Jakup Krasniqit në Ministrinë e udhëhequr nga partia e tij, ka thënë se nuk është i sigurt që kjo ka ndodhur, por se Krasniqi është figura më e pastër në Kosovë.

Ai në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ku është folur për emërimet me konkurs në pozita të larta dhe shërbim civil, ka thënë se nuk ka informacion për punësimet e dhëndrit të Fatmir Limajt, nipit të Jakup Krasniqit dhe kunatës së Valdete Bajramit në ministrinë që udhëhiqet nga NISMA.

“Me sa kam informacion janë staf politik dhe nuk janë të rekrutuar brenda detyrave ekzekutive të ministrisë”, ka thënë Hoti.

Por, Gazeta JNK muaj më parë kishte raportuar për punësimet e këtyre tre njerëzve në shërbimin civil në MTI, ministri që udhëhiqet nga Nisma Socialdemokrate.

“Nuk është tema ajo për momentin, është ndoshta një shije jo e mirë”, ka shtuar ai.

I pyetur se a ka nipa tjerë nëpër Kosovë që mund të punësohen, përveç nipave të Jakup Krasniqit, Hoti e ka vlerësuar Krasniqin si njeriun më të pastër në politikë.

“Njëra ndër figurat më të pastërta në skenën politike është Jakup Krasniqi”.

Me Hotin është forur edhe për emërimin e dy sekretarëve të përgjithshëm në ministritë që udhëhiqen nga Nisma, në MASHT dhe MTI.

Ai ka thënë se komisioni rekrutues ka thënë që emrat nuk janë të kënaqshëm por nuk ka thënë se ata nuk mund të emërohen.

Emisionin ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në këtë link:

 

www.kallxo.com