Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq (djathtas), dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Foto: Kallxo.com

Deputeti i Listës Serbe: Serbët i kanë kthyer sytë kah Vuçiqi dhe ushtria e Serbisë

Nënkryetari dhe deputeti i Listës së Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq tha sot se serbët e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me KFOR-in ndërsa shtoi se serbët në Kosovë i kanë kthyer sytë kah Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Lista Serbe.

Komentet e Simiq u bënë në ditën kur Kuvendi i Kosovës është mbledhur për t’i votuar tri ligjet të cilat e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri të Ko9sovës.

Siç raporton Tanjug, Simiq ka nënvizuar se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka biseduar me komandantin e KFOR-it të cilit i ka thënë s enë mesin e serbëve ka shqetësime dhe se “nëse Prishtina tenton të intervenojë ushtarakisht në vendbanimet e serbëve në veri të Ibrit, askush nuk do të mund ta kontrollojë situatën dhe t’i ndalojë qytetarët që duarthatë të luftojnë për mbijetesën e tyre”.