Shkumbin Demaliaj, AAK

Deputeti i AAK-së: Taksa 100 % ndaj Serbisë të jetë e përjetshme!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj, ka kërkuar që vendimi i Qeverisë për taksen 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë të shndërrohet në Ligj.

Demaliaj përmes një postimi në “Facebook” thotë se vendimi duhet të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm.

“Vendimi i Qeverisë për Taksën 100 % ndaj Mallrave të Serbisë duhet të shndërrohet në Ligj dhe të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm”, ka shkruar ai.

Deputeti ka marrë shembull nga Izraeli në raport me Gjermaninë.

Sipas tij, “asnjë  produkt nga Gjermania nuk hynë në Izrael”.

Qeveria e Kosovës po përballet me presionin ndërkombëtar për largimin e taksës doganore ndaj produkteve te Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj sot ka deklaruar se taksa 100 % për produktet serbe dhe boshnjake pritet të mbesë në fuqi së paku deri në verën e këtij viti.

Gjithashtu, Haradinaj dje, kishte publikuar letrën drejtuar ambasadorëve të vendeve Quint-it, ku ka bërë të ditura kushtet për pezullimin e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe e boshnjake.

https://kallxo.com/5-kushtet-e-haradinajt-per-heqjen-e-takses/

Pak orë më vonë, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, publikoi propozimin që sipas tij e ka bërë në takimin e javës së kaluar me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, që taksa ndaj Serbisë të pezullohet për 120 ditë.

https://kallxo.com/kadri-veseli-kerkon-heqjen-e-takses-per-120-dite/

www.kallxo.com