Deputeti i AAK-së: Nisma gjithë ditën e gatë kajnë e shkrryhen…

Bekë Berisha, deputet i AAK-së thënë se partia që ata janë në koalicion, Nisma lypin hise në Telekom dhe se gjithë ditën kajnë e shkrryhën.

Ai në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ ka folur edhe për të bëmat e Nismës Socialdemokrate në Telekom.

“Në bordin e Telekomit janë disa njerëz aty, që lypin hise si NISMA që gjithë ditën e gatë kajnë e shkrryhën për me i kallxu ambiciet e veta aty”, ka thënë Berisha.

Ndërsa përfaqësuesi i Nismës, Enver Hoti ka thënë se po befasohet nga kjo që kolegu i tij po e thotë.

Berisha e ka cilësuar ish kryeshefin e Telekomit, i cili dha dorëheqje, si të pa guximshëm.

Berisha ka folur edhe për zgjedhjen e gruas së tij, Besa Shatri në bordin e Telekomit, e cila kishte dalur e para me pikë nga komisioni vendor dhe ai britanik.

Emisionin ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në këtë link:

 

www.kallxo.com

13 Dhjetor 2018 - 21:58

Erjonë Popova 13/12/2018 - 21:58
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend