Deputeti i AAK-së: Është bërë një ‘pështjellim’ me emrat për ZRrE

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” sonte transmetoi një hulumtim rreth vendimit të qeverisë për dërgimin në Kuvend të listës me emrat e të përzgjedhurve për Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj në lidhje me ndryshimin e vendimit të Qeverisë, ka thënë se është bërë një pështjellim dhe se ai do të korrigjohet.

“Unë personalisht kam kontaktuar me zyrën e ZKM dhe duhet se është bërë një pështjellim dhe nga 4 emrat e votuar në qeveri kanë mbërri në komision vetëm 2 dhe besoj që qeveria brenda ditës së sotme ta korrigjojë këtë gabim dhe do të japë sqarim në formën e shkruar”, ka thënë ai në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik.

Për pozitën e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, ishin miratuar 4 emra: Petrit Pepaj, Bekim Jakupi, Përparim Kabashi dhe Fadil Ismajli. Dy të fundit ishin hequr në mënyrë të dyshimtë nga lista, ani pse ishin votuar në mbledhjen e Qeverisë.

Hulumtimin e plotë të ‘Drejtësia në Kosovë’ për këtë rast mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: