Gani Dreshaj, AAK, Istog. Foto: Atdhe Mulla

Deputeti i AAK-së e akuzon Policinë e Kosovës për korrupsion

Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj, gjatë diskutimeve në Kuvend për Projekt-kodin e Procedurës Penale, tha se duhet përcaktuar që Kosova ta ketë Kodin Penal të BE-së apo si të gjithë botës.

Dreshaj pati akuza edhe për Policinë e Kosovës.

Deputeti kërkoi nga ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa që t’i largojë policinë rrugore nga autostradat.

“I nderuar ministër i Punëve të Brendshme, kisha pasë dëshirë si mik m’i heq policinë rrugore prej autostrade.  Se po dalin, po na tutin. M’i heq dënimet 200 euro se automatikisht kush e ka bo këtë ligj, e ka bo për me vjedh policia.  Policia rrugore ose Policia e Kosovës nuk ka përgatitje as për me përmirësu një ndeshje në rrugë.  Nuk ka fshisë, s’ka lopatë, shet mend. Edhe me thirr nuk vjen me u angazhu”, tha ai.

Sipas deputetit, ai ka denoncuar edhe raste konkrete.

“Kam raste konkrete të cilat i kam denoncu, por nuk i merr askush parasysh. Unë e di që është mal i madh aty ku e ke marr postin e di që të duhet përkrahje e deputetëve. Por sa të jesh në pozitë, hinja sakicë ku të mundesh. Sa të lënë vëllai im, s’e di…por e ki detyrë dhe përgjegjësi. Edhe Policia në rrugë janë të korruptuar, policia e komunikacionit. Kam 4 raste me përgjime e incizime që u marrin lekë nga qytetarët”, tha ai.

15 Prill 2019 - 17:38

Emirjeta Vllahiu 15/04/2019 - 17:38
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend