Deputetët të Painteresuar për Debatin për Dhunën në Familje

Deputetët e Kuvendit të Kosovës është dashur të fillojnë tashmë mbajtjen e seancës së sotme, por numri i deputetëve të pranishëm në sallën e mbledhjeve është i vogël.

Me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetët do duhej të mblidheshin tani për të bërë debat parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional të saj.

Mirëpo, në seancë janë të pranishëm më pak se gjysma e deputetëve.

Kjo nuk është hera e parë që deputetët e Kuvendit të Kosovës vonohen për seancë ose nuk mungojnë brenda sallës për orë të tëra.

http://kallxo.com/gjysma-e-deputeteve-ne-kuvend/