Deputetët nuk zgjedhin anëtarin e KPM-së

Deputetët votuan për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media, por nga 75 deputë sa votuan, 40 vota ishin të pavlefshme.

Në garë ishin Azra Deshiq dhe Fatih Basha, ndërsa në votim kanë marrë pjesë 75 deputetë, ku 40 fletvotime u shpallën të pavlefshme.

Për Azra Deshiq ishin 19 vota, ndërsa për Fatih Basha 16. Rrjedhimisht asnjëri nuk mori votat e mjaftueshme për t`u zgjedhur dhe konkursi do të përsëritet.