Foto: Atdhe Mulla

Deputetët Në Sallë Por Nuk Votojnë, Dështon Zgjedhja e Bordit të AKP-së

Ani pse në momentin e votimit për bordin e AKP-së, në sallë ishin 74 deputetë, ata nuk morën pjesë në votim në mënyrë që të bëhej kuroumi për të zgjedhur anëtarët e këtij bordi.

“74 deputetë në sallë, por nuk ka kuorum në votim”, tha kryesuesi i seancës Xhavit Haliti.

Qeveria e Kosovës ka propozuar për emërim të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, gjashtë anëtarë:

  1. Hasime Mazreku
  2. Skender Komoni
  3. Ranko Gjokiq
  4. Qemaj Behrami
  5. Bekim Selimaj
  6. Avni Ajdini

Pas dështimit të votimit të këtij bordi, Haliti propozoi që para pauzës të bëhet votimi i fshehtë për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës dhe Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

“Shkojmë në votim të fshehtë për dy votime”, tha ai.

Aktualisht deputetët po votojnë për zgjedhjen e drejtorit të AMKMK-së dhe tre anëtareve të KPM-së.