Kuvendi i Kosovës | Foto: Atdhe MUlla

Deputetët Miratojnë Edhe Dy Raporte Vjetore

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në seancën e sotme me 65 vota për, 1 kundër dhe dy abstenime, Raportin vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016.

Po ashtu, Kuvendi me 47 vota për e 17 kundër ka miratuar Raportin financiar të buxhetit për vitin 2016.

Gjatë seancës së sotme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe disa projektligje, si atë për Noterinë, për Shoqëritë Tregtare, Projektligjin për infrastrukturën kritike, etj.

http://kallxo.com/kuvendi-miraton-nje-varg-projektligjesh/

Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe Raportin vjetor të Bankës Qendrore për 2016-ën.