Ilustrim: Atdhe Mulla

Deputetët fizikisht në sallë, por sërish nuk votojnë

Edhe pse ishin në sallë, deputetët nuk votonin projektligjet.

“Nuk mund të vazhdojmë seancën se nuk kemi votim”, tha kreu kuvendit, Kadri Veseli.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se nëse opozita merr pjesë në votim, as pozita nuk do të marrë pjesë në debatin e opozitës [PSD-së] për dialogun.

“Është evidente që jo vetëm në këtë seancë, po disa seanca radhazi, opozita nuk merr pjesë në votim dhe në këto kushte nuk ka mundësi me vazhdu”.

“Ne u dakordum me iniciativën tuaj për seancën e radhës dhe mocionin e PSD-së, tema për dialogun, por nëse nuk votojnë opozita, në një situatë të tillë, as ne nuk marrim pjesë as në atë seancë”, tha Krasniqi.

“Pauzë deri në orën 14:00”, tha Veseli.

Më herët edhe pse nuk ishte në rend dite, me kërkesë të Visar Ymerit, nga Partia Social Demokrate, pas disa kundërshtimeve dhe në fund me pajtim të grupeve parlamentare, sot Kuvendi pritet të diskutojë për dialogun.

https://kallxo.com/me-kerkese-te-psd-se-sot-ne-kuvend-diskutohet-per-dialogun/