Deputetët fizikisht në sallë, por nuk votojnë

Fizikisht në sallën e kuvendit janë 80 deputetë, por vetëm në njërën prej 10 pikave sa dolën në votim, deputetë kanë marrë pjesë në votim.

Në 9 pikat që u vunë në votim, në asnjërën nga to nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë, ani pse në sallë ishin prezent 80 deputetë.

Vetëm ku erdhi pika për votimin e propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës, deputetër votuan.

“80 deputetë në sallë, 73 kanë votuar, për janë 40, kundër 29 janë kundër dhe 4 janë absteime. Miratohet”, tha Kryesuesi Haliti.

Por nuk kaluan, ngase nuk kishte kuorum elektronik, 9 pika tjera.

“45 deputetë kanë votuar, 24 janë pro, 15 kundër dhe 6 abstenime, s’ka kuorum për votim elektronik, edhe pse ekziston kuorumi fizik ngasë në sallë janë 74 deputet”, tha kryesuesi.

Aktualisht deputetët po diskutojnë për rezolutën për 53 milionshin.