Deputetët e PSD-së në sallë të Kuvendit

Ende pa filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, është thirrur pauzë 10 minutëshe deri sa të bëhet numri i deputetëve për kuorum.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, paralajmëroi pauzë, pasi sipas tij në sallë janë 60 deputetë ndërsa për të filluar punimet sipas tij duhen 61 deputetë.

“Jemi duke i thirrur edhe publikisht edhe përmes ziles edhe përmes foltores. 61 deputetë duhen edhe shkojmë në votim”, tha Veseli.

Në këtë seancë, janë duke marrë pjesë edhe deputetët opozitar të Partisë Socialdemokrate. Ndërsa, LDK e LVV paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme.