Deputetët e lënë të hapur raportimin e Devollit

Komisioni Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala sot kanë të ftuar pronarin e Z-Mobile, Blerim Devolli.

Megjithëse, Devolli kërkoi që seanca e tij të jetë e mbyllur mirëpo kjo kërkesë nuk iu miratua.

Me 8 vota për dhe me një kundër, komisioni ka vendosur që seanca të jetë e hapur.

Në këtë moment, Telekomi i Kosovës gjendet para një borxhi rreth 26 milionë eurosh ndaj Z- Mobile, për të cilën kompania i ka dhënë afat për pagesë deri në fund të qershorit, në kërcënim të përmbarimit.

Në të njëjtën kohë, Telekomi i Kosovës dhe Z-Mobile janë në negociata për të vazhduar ose jo kontratën e cila skadon po ashtu në fund të qershorit.

https://kallxo.com/blerim-devolli-sot-ne-kuvend/