Deputetët e AAK-së të ndarë për raportin vjetor të RTK-së

Në diskutimin në seancë të Kuvendit për raportin vjetor të RTK-së, deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, i cili foli në emër të grupit parlamentar, u kundërshtua nga bashkëpartiaku i tij, Muharrem Nitaj sa i përket votës unike të AAK-së në Parlament.

Rasim Selmanaj në emër të AAK-së foli për raportin vjetor të Televizionit Publik të Kosovës, ku pati lëvdata për këtë të fundit dhe në fund e bëri të ditur votën pro këtij raporti.

Mirëpo menjëherë i doli në kundërshtim, bashkëpartiaku i tij, Muharrem Nitaj. Ai ka ka reguar duke thënë se nuk pajtohet me këtë raport, pasi tha se ka shumë probleme në RTK, duke përmendur disa prej këtyre problemeve..

“Unë dua të them që nuk do ta jap votën për këtë raport, nuk është qëndrimi unik i AAK-së. Ka probleme shumë të mëdha RTK-ja, unë nuk po dua t’i numëroj këtu, por po i përmend disa, duke filluar nga menaxhmenti, anshmëria politike, borxhi që ka RTK-ja, dikush thotë 4 (milion), dikush 6 (milionë), marketingu me kompensim e deri te kontratat e dyshimta e të dëmshme për këtë medium”, tha deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj.