FOTO KUVENDI I KOSOVES

Deputetët debatojnë por nuk e votojnë buxhetin 2019

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar dy ditë debatin për shqyrtimin e parë të Projektligjit mbi Ndarjen Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Pas këtij debati për buxheti për vitin 2019, Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar këtë pikë të rendit të ditës.

Në këtë seancë, pas debatit të deputetëve, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti tha se ky votim do të bëhet pas vendimit të kryesisë për datën se kur do të votohet.

Kuvendi po vazhdon punën me votimin e pikave të tjera të rendit të ditës.