Arkiv -Enver Sekiraqa - Foto: KALLXO.com

Dënohet Enver Sekiraqa (VIDEO)

Njeriu i dikurshëm i fuqishëm i Prishtinës, Enver Sekiraqa është shpallur fajtor nga një trup gjykues i kryesuar nga gjykatësi ndërkombëtar i EULEX-it, Arcadiu Sedek, në dy akuzat për shtytje të vrasjes dhe detyrim ndërsa u shpall i pafajshëm në pikën e akuzës për dhunim.

Sekiraqa mori një dënim unik prej 37 vitesh.

Gjykatësi është duke e lexuar arsyetimin e fajësisë ndërsa pak më vonë do ta bëjë publike edhe masën e dënimit.

Sekiraqa në procesin maratonik gjyqësor që filloi në tetor të vitit 2014, është akuzuar për veprat penale të nxitjes në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe për detyrim.

Babai i Triumf Rizës së ndjerë, Shefqet Riza, ka qenë i pranishëm në seancën e sotme ku u shpall aktgjykimi.

Për këtë vrasje, Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg pasi është gjetur fajtor në akuzën se ka qenë ai që e ka vrarë Triumf Rizën në vitin 2007 në lagjen ‘Santea” më Prishtinë.

KALLXO.com e ka përcjellë në tërësi gjykimin e Sekiraqës dhe dosja e plotë e këtij procesi mund të gjendet këtu.