Dënohen me burg policët për 100 euro ryshfet

Dy policët Tafa Murseli e Arben Shala, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Gjykata Themelore e Prishtinës, i shpalli fajtorë.

Murseli e Shala, u dënuan me nga  6 muaj  burgim, dënim i cili me pëlqimin e të akzuarve mund të zëvendësohet në shumë prej 3600 euro.

Dënime të njëjta, policët kishin marrë në aktgjykimin e kaluar para se rasti të kthehej në rigjykim.

Me këtë dënim, të akuzarve do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit në arrestin shtëpiak

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Naser Foniqi, theksoi se nëse të akuzuarit me pëlqimin e tyre, dënim me burgim, e kthejn në dënim me gjobë, do ti hiqën secilit vec e vec nga 600 euro.

I dëmtuari Sevdaim Bakija,  për realizimin e kërkesës pasurore jurdike është udhëzuar në kontest civilo-juridik.

Sipas aktakuzës, dy zyrtarët e Policisë dyshohen se pranuan ryshfetin prej 100 eurosh nga S. B. që të mos hapin rast penal ndaj tij.

Shpalljen e aktgjykimit e bëri gjykatësi, Naser Foniqi.

Po e njëjta gjykatë, i kishte dënuar Murselin e Shalën me nga 6 muaj burg, të cilin mund ta kthejnë në gjobë me nga 3600 euro.

Por Gjykata e Apelit e kishtë kthyer rastin në rigjykim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë akuzon zyrtarët policorë Tafa Murseli dhe Arben Shala se në shkurt të vitit 2014 në Rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

Sipas aktakuzës, dy zyrtarët e Policisë dyshohen se pranuan ryshfetin prej 100 eurosh nga S. B. që të mos hapin rast penal ndaj tij.

Në aktakuzë thuhet, se S. B. në shkurt të vitit 2014 teksa po voziste në gjendje të dehur kishte shkaktuar aksident në Prishtinë