Ilustrim

Dënim me burg për vjedhjen e vitit 2014

Një burrë nga Prizreni me inicialet A.K është dënuar me 1 vit burgim dhe gjobë prej 500 euro për vjedhjen brenda një maikne

Zëdhënësja e Gjykatës, sqaron se i njëjti akuzohej për veprën penale të vjedhjes së rëndë, të kryer në vitin 2014.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Prizrenit, ngjarja ka ndodhur me 10 dhjetor të vitit 2014, në mesditë rreth orës 13:00.

“I akuzuari A.K, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, në bashkëkryerje, ka shfrytëzuar momentin e volitshëm, me forcë dhe me mjet të fortë kanë hapur  veturën e të dëmtuarit me iniciale E.H. ku nga aty marrin sende me vlerë, dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkaktojnë dëm  material”, thuhet në aktakuzë.

Ndaj vendimit të Gjykatës Themelore, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.