Foto: Komuna e Suharekës

Dëmtohet objekti i Komunës së Suharekës nga vërshimet

Komuna e Suharekës mëngjesin e sotëm është përballur me vërshime nga reshjet e shiut.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se fshatrat Tërrnje, Leshan, Gjinoc e shumë fshatra tjera, janë prekur nga vërshimet.

Nga vërshimet është përfshirë edhe objekti i Komunës së Suharekës.

Në një njoftim të Komunës thuhet se është duke u bërë sanimi dhe heqja e ujit nga objektet e Komunës.

“Ne zyret e Gjendjes Civile dhe në Drejtorinë e Financave, ku kanë dalur në aksion zyrtarët komunal së bashku me ekipet emergjente dhe firma private që kanë ardhur si vullnetarë për t’a sanuar gjendjen” thuhet në njoftimin e Komunës.

Foto: Komuna e Suharekës
Foto: Komuna e Suharekës
Foto: Komuna e Suharekës
Foto: Komuna e Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka kërkuar ndihmë edhe nga ekipet emergjente të Prizrenit.

https://kallxo.com/vershimet-ne-suhareke-qytetaret-strehohen-ne-palestren-e-sporteve/