Dëmtohen Objektet e Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës

Gjatë dy ditëve të kaluar, objekti i Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë pësuar demolime nga persona të panjohur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në mesditë, një person ka hedhur një gur me të cilin e ka dëmtuar një xham të Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, në orët e vona të datës 4 shtator, objekti i Minstrisë së Kulturës është vandalizuar me një mbishkrim me sprej.

Sipas raportit ditor rreth të dy këtyre rasteve nuk ka ende të arrestuar ndërkaq policia po vazhdon hetimet.