Dëmtohen drunjtë në Lipjan Foto: Komuna e Lipjanit

Dëmtohen drunjtë në Lipjan

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike, si dhe të ruhen drunjtë dekorativ që gjenden në qytetin e Lipjanit.

Ai ka deklaruar se vazhdimisht janë duke bërë përpjekje që të ketë sa më shumë gjelbërim në qytetin dhe vendbanimet e kësaj komune.

“Ditëve të fundit kemi vazhduar me mbjelljen e drunjëve edhe në disa hapësira në fshatin Dobrajë të Madhe, Banullë, Gadime e do vazhdojmë edhe në vendbanime të tjera në mënyrë që shtojmë gjelbërim sa më shumë, por gjithsesi na duhet të gjithë të jemi të përkushtuar në ruajtjen dhe kultivimin e të gjitha hapësirave dhe drujëve dekorativ”, ka thënë Ahmeti.

Mes tjerash, ai theksoi se kushdo që dëmton drunjtët dekorativ, vepron në dëm të interesave publike dhe dëmton rëndë ambientin.

“Ndaj dëmtuesve të tillë duhet reaguar të gjithë bashkë si shoqëri dhe duhet të ndërmerren veprime adekuate ligjore nga organet kompetente të rendit”, ka thënë tutje kryetari i komunës.

Rrugë në Lipjan

15 Mars 2019 - 20:33

Liridona Ademaj 15/03/2019 - 20:33
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend