Seanca ndaj Demalijajt 1

Demaliaj lirohet nga arresti shtëpiak

Është liruar nga arresti shtëpiak deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj, i cili ishte arrestuar për deklaratat e tij publike ndaj ish-prokurorit special Elez Blakaj i cili kishte hetuar veteranët.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar mbrojtësi i Shkumbin Demalijajt, avokati Arianit Koci

“Është liruar dhe tashmë nuk e ka asnjë masë ndaj tij”, ka thënë Koci.

Demaliaj ishte arrestuar në fund të muajit shtator dhe gjykata e Apelit ka vendosur që deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demalijajn ta lë në arrest shtëpiak, duke rrezuar kështu vendimin e Gjykatës së shkallës së parë e cila kishte vendosur që ndaj Demalijajt të caktoj masën e paraburgimit për një muaj.

https://kallxo.com/lajmi-i-fundit-arrestohet-deputeti-shkumbin-demaliaj/

 

https://kallxo.com/deputeti-demaliaj-lajmerohet-nga-qendra-e-ndalimit/

 

 

https://kallxo.com/apeli-edhe-deputetin-demalijaj-e-le-ne-arrest-shtepiak/

.