Rektori Marjan Dema - Foto: KALLXO.com

Demaj: Jam rektori që nuk e kam korruptuar askënd

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Demaj ka cilësuar veten si një ndër rektorët më të pa korruptuar në historinë e UP-së.

Ai në debatin mbi arsimin e lartë foli lidhur me reformat që sipas tij po bëhen në universitetin më të madh publik në Kosovë.

Demaj cilësoi se ndryshimet kanë nisur që nga ‘koka’ e menaxhmentit duke evituar korruptimet në regjistrimin e studentëve dhe angazhimin e avancimin e stafit akademik.

“Jam i vetmi rektor ndoshta që nuk kam regjistruar askënd, nuk kam intervenuar me angazhu askënd, as mu avancu askush dhe nuk kam korruptuar askënd,Jam munduar dhe punoj mbi bazën e vlerave themelore të arsimit të lartë që mendoj se një ditë universiteti i Prishtinës të jetë sinonim i atyre vlerave që është integriteti, trajtimi i barabartë i të gjithave, transparenca e përgjegjësisa publike, tha Demaj.

Ai megjithatë pranoi se ka hasur në vështirësi në reforma meqënese janë rrënjësore.

“Është dashtë me kriju një masë kritike për mi kalu nëpër organet tona. Të gjithë jemi qenie njerëzore dhe interesohemi me punu ma pak, mu pagu ma shumë dhe me ndryshu e kemi vështirë. Ne mund ta ndryshojmë veturën më të bukur, telefonin cellular, shtëpinë por me ndryshu vetveten është vështirë”, theksoi Demaj.

Demaj ishte përballë Jeta Xharrës për të diskutuar mbi reformat në arsimin e lartë dhe të ulët.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ erdhi edhe Rozafa Koliqi, profesor asistent në UP e cila ishte përballur me një betejë dy vjeçare kundër padrejtësive në mos avancimin e saj.

Pjesëmarrës në debat janë : Shyqyri Bytyqi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Marjan Dema, Rektor i Universitetit të Prishtinës, Jehona Gjurgjeala nga organizata ‘TOKA’, Libor Chlad, nga Komisioni Evropian dhe Rozafa Koliqi profesor asistente në UP.

Në fund  të emisionit u transmetua  hulumtimi mbi konkursin për avancim në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore ku dy kandidatë po ankohen se u eliminuan padrejtësisht nga gara për Profesor Asistent.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: