Ekipi negociator i Kosoves foto KALLXO.com

Delegacioni shtetëror mban sot takimin e parë në Bruksel

Delegacioni shtetëror i Kosovës do të zhvilloj sot takimin e parë në Bruksel me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini.

Ky delegacion i përbërë prej 11 burrave drejtohet nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti dhe zëvendës kryeministri, Fatmir Limaj.

Presidenti Thaçi, javë më parë në një konferencë për media tha se ai do të këshilloj grupin negociator sa herë që ata kanë nevojë, ndërsa për takimin e sotëm të delegacionit, kishte thënë se përderisa ata do të jenë duke dialoguar, ai do të ishte në Brezovicë.

Pala serbe, disa herë ka deklaruar se nuk do të marrin pjesë në takimet e tjera për shkak të taksës 100%.

Ky ekip, do të ketë në dispozicion 300 mijë euro, të cilat u janë ndarë me vendim të Qeverisë, ditë më parë.

Ekipi negociator, mes kritikave dhe lëvdatave për unitet në dialog

.