Ekipi negociator i Kosoves foto KALLXO.com

Delegacioni për dialogun miraton platformën

Delegacioni shtetëror i Kosovës për bisedime me Serbinë ka miratuar një platformë për këto bisedime e cila do të dërgohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.

Kjo platformë, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, i obligohet Kushtetutës së Kosovës dhe “është garancë e mirë për Kosovën”.

“Sapo e përfunduam një takim me delegacionin, përfundimisht kemi një dakordim për platformën. Platforma buron nga kushtetuta, i obligohet kushtetutës së vendit dhe është një garancë e mirë për Kosovën. Nuk kemi arritur të diskutojmë për temën e taksës”, tha Haradinaj pas takimit me delegacionin i cili u mbajt sot paradite.

Haradinaj i ka ftuar edhe partitë opozitare që ta mbështesin këtë dokument.

“Unë i dhash përkrahjen, dje kam pasur mundësinë ta diskutoj me grupin parlamentar të AAK-se. LDK dhe VV mund ta japin kontributin e vet duke e përkrahur platformën”, tha Haradinaj.