Delegacioni i MFSK-së në Letoni, diskutohet për sigurinë dhe sfidat e saj

Zëvendësministri, Burim Ramadani dhe Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama janë pritur në Riga të Letonisë nga Jaris Garisons, Sekretar i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në takim u diskutua për situatën e sigurisë në rajonin Baltik dhe në Ballkanin Perëndimor, sfidat dhe kërcënimet e ngjashme të sigurisë, kërcënimet asimetrtike dhe hibride, influencën e Rusisë, luftën informative, komunikimin strategjik, sikurse edhe veprimet institucionale e shoqërore për përballjen me këto kërcënime.

Sipas një komunikate për media të MFSK-së, ky delegacion ka vizituar Bazën Ushtarake Adazi afër Rigas. Ndërkaq, në ditën e parë të vizitës dyditore, Ramadani dhe Rama janë pritur në Riga të Letonisë nga Shefi i Mbrojtjes i Letonisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe në Qendrën e Ekselencës të NATO-s, për Komunikim Strategjik.