Delegacioni i Kosovës për dialogun takohet me Mogherinin

Në Bruksel ka filluar takimi i delegacionit shtetëror për bisedime me Serbinë i kryesuar nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Limaj dhe Ahmeti janë parë të shoqëruar nga Avi Arifi, Dardan Gashi si dhe nga PSD-ja të pranishëm janë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.

Ekipi negociator udhëton në Bruksel për herë të parë që nga mandatimi në Kuvendin e Kosovës, me gjithë kundërshtimin e marrë nga LDK dhe Vetëvendosja.

Ky takim është vlerësuar më shumë konsultues.