Delegacioni i Kosovës kthehet nga Brukseli

Delegacioni i krerëve institucionalë që qëndruan sot gjatë ditës në Bruksel, pritet të kthehet sonte në Prishtinë ku do të kenë edhe një adresim për media.

Ata e kanë paralajmëruar konferencën për ora 20:00.

“Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi, pas kthimit nga Brukseli, do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në komunikaten e lëshuar nga Kuvendi i Kosovës.

Në këtë delegacion të gjithë ishin burra. Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit e 3 zëvendëskryeministra.

6 burrat e Kosovës u pritën në takim edhe nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini.

Deputetja Mimoza Kusari Lila përmes një statusi në Facebook ka ironizuar me faktin se delegacioni i Kosovës në Bruksel është i përbërë vetëm me burra.

https://kallxo.com/mimoza-kusari-ironizon-me-lideret-qe-gjenden-ne-bruksel/

Komisioni Europian sot gjatë ditës ka dhënë rekomandimin pozitiv për liberalizim e vizave.

https://kallxo.com/be-kosova-ka-permbushur-te-gjitha-kushtet-per-liberalizim/

Kallxo.com