Delegacioni i arbëreshëve të Italisë pritet edhe nga Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me nënkryetarin, Selim Pacolli kanë pritur në takim delegacionin e kryetarëve të komunave arbëreshe në Itali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë i pari i Prishtinës përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Patëm kënaqësi që sot, bashkë me nënkryetarin Selim Pacolli, të presim delegacionin e kryetarëve të komunave arbëreshe në Itali. Me rreth 50 kryetarë bashkë me anëtarë të tjerë të delegacionit diskutuam për bashkëpunimin dhe ndihmen që mund t’i ofrojmë komunitetit arbëresh për të ruajtur edhe mê tutje gjuhën dhe traditat”, ka shkruar Ahmeti.

Gjatë ditës së premte, delegacioni i arbëreshëve të Italisë është pritur edhe nga kryeministri Haradinaj.

Me këtë rast, kryeministri e ka emëruar këshilltar të jashtëm Rosario Petta, kryetar i Komunës Piana Degli Albaneze në Itali.

https://kallxo.com/kryetari-i-komunes-piana-degli-albaneze-keshilltar-i-haradinajt/