Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie
Delawie: Nuk e Di a Është e Mirë a e Keqe Teknologjia
Ambasadori amerikan Greg Delawie në Konferencën e Tretë Ndërkombëtare “Siguria Kibernetike dhe Privatësia” tha se teknologjia është e pranishme në çdo gjë.
“Teknologjia është e pranishme në çdo gjë. A është e mirë a e keqe nuk e di, por po krijon mundësi për eksploatim të kriminelëve”, tha Delawie.
Ambasadori tha më tutje se Kosova po e lufton krimin kibernetik.
“Kosova po ia del mirë në këtë aspekt dhe dëshiroj ta përgëzoj Kosovën për arrestimin e kriminelëve kibernetikë gjatë këtyre viteve”, tha Delawie.
Ai tha se SHBA-ja do ta ndihmojë Kosovën për sigurinë kibernetike.
“SHBA janë të përkushtuara që sigurinë kibernetike ta kenë prioritet kryesor. Ambasada amerikane ne Kosovë është e përkushtuar ta ndihmoj qeverinë e Kosovës”, tha Delawie.