Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie
Delawie Mirëpret Qëndrimin e Veselit për Specialen
09.1.2018 - 16:42
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka përshëndetur qëndrimin e Kryeparlamentarit të Kosovës kundër tentativës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
Përmes një postimi në Twitter, Delawie tha se janë të mirëseardhura qëndrimet e tilla të liderëve.
“Të mirëseardhura deklaratat publike nga Kryeparlamentari Veseli dhe figura të tjera udhëheqëse që nderojnë, përkushtimin e Kosovës ndaj Gjykatës Speciale”, shkroi ai.
Nisma për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale ishte sjellur në Kuvend me peticion nga disa deputetë në fund të dhjetorit.
Kjo shkaktoi reagime të shumta nga ndërkombëtarët, përfishrë Ambasadën Amerikane.
http://kallxo.com/shba-kerkon-te-mos-zhbehet-specialja/