Adem Demaçi

Delawie: Kontributi i Demaçit për Kosovën nuk harrohet

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie i ka shprehur ngushëllime familjes së Adem Demaçit për vdekjen e tij.

“Ngushëllime familjes së Adem Demaçit. Lufta e tij e përjetshme për të drejtat e njeriut dhe kontributi i tij për Kosovën nuk do të harrohen”, ka shkruar Delawie në llogarinë e tij në Twitter.

“Mandela i Kosovës” ka vdekur dje në moshën 82 vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Xhavit Haliti gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur tre ditë zie për nder të veprimtarit Demaçi.

Varrimi i Demaçit do të bëhet nesër në “Varrezat e Dëshmorëve” në Prishtinë.

Postimi i Greg Delawie në Twitter