Takimi Veseli-Delawie

Delawie kërkon gjyqtarë apolitikë në Kushtetuese

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie sot në twitter ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që për Gjykatën Kushtetuese të zgjedhin gjyqtarët jashtë politikës, por që të jenë juristë të mirë.

Ai ka kërkuar diversitet në zgjedhje.

“Vota e sotme e Kuvendit për të plotësuar pesë vendet e zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese është kyçe për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. U bëj thirrje deputetëve që ta lënë anash politikën dhe t’i zgjedhin kandidatët që janë njerëzit më të mirë për këtë punë – juristë të mirë që reflektojnë diversitetin e Kosovës, përfshirë gra”, ka shkruar Delawie.

Sot në Kuvendin e Kosovës janë paraparë të zgjidhen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.