Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie, i shqetësuar për dorëheqjet e pjesëtarëve serbë nga FSK-ja

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie ka shprehur shqetësimin e tij për dorëheqjet e pjesëtarëve serbë nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Përmes llogarisë së tij në Twitter-it, Delawie e ka quajtur të papranueshëm frikësimin e serbëve që janë pjesë e FSK-së.

“Jam thellësisht i shqetësuar për dorëheqjet e fundit të anëtarëve serbë të FSK-së. Frikësimi i jashtëm i pjesëtarëve të FSK-së është i papranueshëm. Diversiteti i FSK-së është një model për vendin. Një gjë e tillë duhet të festohet, e jo të shkatërrohet”, është shprehur Delawie në Twitter.

Së fundi, disa pjesëtarë të FSK-së nga radhët e komunitetit serb kanë paraqitur në mënyrë kolektive kërkesat për ta braktisur këtë institucion.