Ambasadori i ShBA-së, Greg Delawie

Delawie: Dua t’i Shoh Deputetët e Listës Serbe Duke Votuar

Ambasadori amerikan Greg Delawie tha se do të dëshironte t’i shihte deputetët e Listës Serbe duke votuar për demarkacionin.

“Kisha pasë dëshirë që t’i shohë edhe deputetet e Listës Serbe duke votuar pro edhe për të mirën e tyre. Kosova duhet të bëjë përparim”, tha Delawie.

Ai deklaroi se është shumë i dëshpëruar pse një parti po shfrytëzon dhunën.

“Dua të them se jam shumë i dëshpëruar që një parti po e shfrytëzon dhunën për të kërkuar demokraci shpresoj qe deputet të kthehen në kuvend dhe të vazhdojnë votimin e marrëveshjes”, tha Delawie.

Deputetët e Vetëvendosjes hodhën katër herë gaz lotsjellës sa herë që rinisi seanca.