Veturës i del tymi gjatë lëvizjes - Foto: Rtv21
I Del Tymi një Veture në Lëvizje në Prishtinë
31.8.2017 - 16:04
Komunikacioni në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë sot pasdite është bllokuar për disa minuta, pasi që një veturë e markës “Mercedes” ka filluar të digjet.
Intervenimi i shpejtë i pronarit dhe Policisë, të cilët e fikën zjarrin, e shpëtoi atë pa u djegur.
Policia është duke i bërë hetimet lidhur me këtë rast. /21Media