Pamje nga seanca e gjykimit për detyrim ndaj drejtorit të OShP-së, Blerim Dinës - Foto: KALLXO.com

Deklarohen të Pafajshëm të Akuzuarit për Detyrim ndaj Drejtorit të OShP-së

Dy të akuzuarit lidhur me veprën e pretenduar penale të detyrimit ndaj drejtorit të OShP-së, Blerim Dina, janë deklaruar të pafajshëm sot në seancën ku u lexua aktakuza.

Aktakuza ndaj Shaban Lushtakut e Naim Sallahut u ngrit më 2 mars të këtij viti, raporton KALLXO.com.

Pas deklarimit rreth fajësisë, avokati i Naim Sallahut, Arianit Koci, kërkoi lirimin nga paraburgimi të klientit të tij.

“I mbrojturi im Naim Sallahu po qëndron në paraburgim qe 5 muaj, nga data 16 tetor 2017. Në ndërkohë i bashkëpandehuri është liruar nga paraburgimi që më shumë se një muaj. Meqenëse Prokuroria ka kryer marrjen në pyetje të të pandehurve, qëndrimi i Sallahut në paraburgim në këto rrethana është masë shumë e rëndë për të siguruar prezencën e tij. I mbrojturi im nuk rrezikon të arratiset”, tha avokati.

Këtë kërkesë të avokatit Koci për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj Sallahut nuk e kundërshtoi prokurori, raporton Kallxo.com.

“Sa i përket çështjes së arrestit, në këtë fazë të procedurës penale për rrezik të arratisjes, ia lë gjykatës të vlerësojë se a duhet të ndërpritet masa apo jo”, shtoi prokurori.

Në fund, Gjykata aprovoi propozimin e avokatit Koci, ashtu që Sallahu tani e tutje nuk do të qëndrojë në paraburgim. Masa e paraburgimit iu zëvendësua me masën e paraqitjes në stacionin policor.

Ndërsa, Shaban Lushtaku vetëm se është liruar nga paraburgimi.

U Vazhdohet Paraburgimi të Dyshuarve për Kërcënimin e Blerim Dinës

Avokatët e Lushtakut dhe Sallahut, Ilir Rama dhe Arianit Koci, komunikuan në gjykatore se do të paraqesë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hedhjen e aktakuzës brenda afatit ligjor.

12 Mars 2018 - 14:18

Arita Gërxhaliu 12/03/2018 - 14:18
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend