Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi - Foto: Facebook

Deklarata për Demarkacionin Thaçi-Vujanoviq (Foto)

Deklarata e përbashkët mes presidentit të Kosovës dhe Malit të Zi parashikon ratifikim të marrëveshjes së demarkacionit dhe mundësi për korrigjim të saj.

Në deklaratën e përbashkët të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi Filip Vujanoviq, parashikohet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit dhe pastaj ekziston si mundësi korrigjimi i tij.

Në deklaratë thuhet se pas ratifikimit do të formohet një trup i përbashkët punues për shënjimin e vijës kufitare.

Grupi, sipas deklaratës ka për detyrë t’i evidentojë mosmarrëveshjet eventuale dhe të bëjë korrigjimet në drejtim të sektorëve të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit.

Në vijim mund ta lexoni deklaratën e plotë të Hashim Thaçit dhe Filip Vujanoviqit.