Ura në Milloshevë - FOTO KALLXO - 15.03.29019

Deformohet asfalti në urën e Milloshevës - FOTO - VIDEO

Asfalti në urën e cila gjendet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë në fshatin Milloshevë, është dëmtuar.

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë detaje për KALLXO.com duke thënë se këtë pjesë të rrugës kanë filluar ta trajtojnë në aspektin gjeomekanik pasi janë hasur deformime të vazhdueshme nga paqëndrueshmëria e tokës.

Sipas MI-së pranimi teknik i urës që gjendet në aksin rrugor Prishtinë – Mitrovicë, është bërë në dhjetor të vitit 2015, ndërsa në vitin 2017 nga komisioni për pranimin teknik, pas përfundimit të afatit garantues, janë vërejtur deformime të cilat kompania i ka sanuar.

“Theksojmë që i gjithë ky proces është zhvilluar në mandatin e qeverisjes së kaluar. Meqë nga ajo kohë janë hasur deformime të vazhdueshme, është vendosur që kjo pjesë e rrugës të trajtohet në aspektin gjeomekanik për shkak se është vërejtur paqëndrueshmëria e tokës. Punimet drejt sanimeve të tjera pas skadimit të garancionit i takojnë mirëmbajtjes së rrugëve”, thuhet në përgjigje të ministrisë.