Ilustrim

Defekt i madh në linjën e KOSTT-it, Prishtina në terr

Disa pjesë të Prishtinës me rrethinë kanë mbetur pa energji elektrike.

Lidhur me këtë rast, KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësin e kompanisë energjetike KEDS, Viktor Buzhala.

Buzhala tha se ndërprerja e energjisë elektrike në një pjesë të madhe të kryeqytetit dhe në qytetet dhe fshatrat përreth është rezultat i rënies së linjës së KOSTT-it – Prishtina 1.

“Ka rënë linja e KOSTT-it, Prishtina 1”, u përgjigj shkurt ai.

Ndërkaq, Elvana Osmani nga KOSTT deklaroi për KALLXO.com se bëhet fjalë për një defekt të madh, duke mos dhënë më shumë detaje për momentin.

Osmani tha se ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur defekti dhe se janë në pritje të informatave.