Deputeti i partisë Alternativa, Ilir Deda/rel/

Deda: Thaçi po i instrumentalizon shqiptarët e Luginës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka tërhequr vërejtjen nga instrumentalizimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Deputeti Deda ka thënë se nuk ka kërkesë me rezolutë nga Lugina e Preshevës për bashkim por ka diktat nga Thaçi, i cili, sipas tij, po i instrumentalizon shqiptarët e Luginës.

Ilir Deda u ka bërë thirrje liderëve të Luginës të bisedojnë me të gjitha forcat politike në vend, “sepse nuk janë instrument i një njeriu në Kosovë”.

Ky është postimi i tij i plotë në profilin e tij në “Facebook”.

“Nuk ka kërkesë me rezolutë nga Lugina e Preshevës për bashkim me Kosovën. Ka diktat të Thaçit që – pasi që ka frikë vetë të sponozrojë një rezolutë të tillë – i instrumentalizon shqiptarët e Luginës. E ata duhet të bisedojnë me të gjitha forcat politike në vend, sepse nuk janë instrument i një njeriu në Kosovë.

Shqiptarët e Luginës nuk duhet të kyqen në betejën e tashme politike në Kosovë, sepse nuk do të fitojnë asgjë nga kjo.”